Këtë të hënë, në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Vlorës, i cili në rendin e ditës do të diskutohet sot edhe vendimi për zgjedhjen e një prej nënkryetarëve të bashkisë Vlorë në rolin e kryetarit të përkohshëm të bashkisë së Vlorës deri në zgjedhjet e ardhshme në këtë bashki.

Klea Lalo, Irena Toshkallari dhe Elis Halili janë tre emrat që do të votohen sot me votë të fshehtë se kush prej tyre do të bëhet kryetar i përkohshëm.

Sipas burimeve të ‘Euronews Abania’ brenda këshillit bashkiak emri më në avantazh është pikërisht Elis Halili i emëruar vetëm pak ditë më parë si nënkryetar, disa minuta para dorëheqjes së Ermal Dredha, i cili është përgjegjës për projektet dhe infrastrukturën momentalisht në qytet.

Ermal Dredha dha dorëheqjen nga detyra e kryebashkiakut të Vlorës më datë 10 shtator. Dredha, i cili drejtonte Vlorën prej muajit korrik 2023, në letrën e dorëheqjes e argumentoi dorëzimin e detyrës si një akt reflektimi dhe përgjegjësie, dhe se po largohet me dinjitet për “t’i hapur rrugë energjive dhe ideve të reja”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu