Banorë të zonës përreth aksit të ri Thumanë-Kashar kanë protestuar sërish pasditen e së premtes duke ripërsëritur kërkesën e tyre për të pasur akses në autostradën e re.
Disa qindra banorë të zonës janë mbledhur në të njëjtin vend në mënyrë paqësore, ndërsa të pranishëm kanë qenë disa dhjetëra forca policore, përfshi edhe njësi të reparteve speciale.
Por situata ka degjeneruar shumë shpejt. Banorët kanë pushtuar rrugën dhe janë përplasur me policinë e cila përdori spray për t’i larguar.