
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, krru i këtij grupi Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat para selisë së PD.
Gazment Bardhi: Brenda seancës plenare, sot opozita, të gjithë deputetët e opozitës ishin përgatitur për të zhvilluar një debat tërësisht konstruktiv në seancë plenare.
Që në nisje të seancës, gjatë fjalës së tij, kryeministri provokoi deputetë e opozitës, duke i trajtuar ata si nxënës në kopshtin e tij të korrupsionit që ose do të silleshin siç vendos ai ose ai do të mbyllte dhe do ti vendoste kyçin, seancës plenare dhe kuvendit të Shqipërisë. Në asnjë moment deputetët e opozitës, nuk kanë penguar atë që në fakt ishte rendi i ditës, prezantimi nga Kryeministri i Programit politik dhe i përbërjes së Këshillit të Ministrave. Ajo që kam kontestuar në përputhje me rregulloren dhe në përputhje me kushtetutën dhe brenda rregullave të etikës ka qenë shoë i propagandës së Kryeministrit me video me kartonë dhe me lodra, a thua se salla e seancave plenare, është dhoma e gjumit e Edi Ramës. Salla e seancave plenare është institucioni kyç i shtetit shqiptar dhe rregullat e zhvillimit të seancës plenare janë të detyrueshme, për tu zbatuar nga cilido.
Dhe pasi opozita ka kundërshtuar ate që po ndodhte, pra prezantimi i videove argëtuese, ai mund të argëtohet ne darkë me Lindën, duke para video, por në sallën e seancave plenare do të duhet te sillet brenda rregullave të kuvendit të Shqipërisë të prezantonte programin politik, të prezantonte përbërjen e anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe më pas secili prej nesh, besoj edhe deputetët e mazhorancës, edhe pse pjesa dërrmuese janë analfabetë ishim përgatitur për të zhvilluar debat konstruktiv parlamentar. Ai ishte një skenar i përgatitur. Edi Rama nuk do ti diktojë kurrë sjelljen opozitës, nuk do ti mbyllë dot kurrë gojën opozitës në Kuvendin e Shqipërisë dhe do duhet të respektonte kushtetutën dhe solemnitetin e një seance që është e vetmja që rendin e ditës e ka të përcaktuar drejtpërsëdrejti nga Kushtetuta.
Siç ju e patë, gjatë fjalës së kryeministrit, Kryetari i Kuvendit, një kukull e komanduar nga Klodian Zoto dhe Edi Rama i dha dy herë fjalën për të bërë propozime, kryetarit të grupit parlamentar të PS. Ndërkohë që sipas rregullores për çdo propozim ka të drejtën e fjalës një folës pro dhe një folës kundër. Dhe në emër të grupit parlamentar kemi kërkuar dy herë fjalën për të shprehur qëndrimin tonë për propozimin e deputetëve të mazhorancës. Dhe na është mohuar e drejta e fjalës. Dhe ta nisësh seancën e dytë përsëri me shkelje të kushtetutës, me shkelje të rregullores, me dhunim të të drejtave të deputetëve të opozitës në sallë, këtë mund ta bëjë vetëm kukulla e Klodian Zotos. Një njeri që është marrë peng nga Edi Rama, prandaj është vënë kryetar kuvendi, për shkaka të lidhjeve të tij të hershme me korrupsionin me Klodian Zoton.
Së pari ne kërkojmë përsëritjen e seancës, solemne kushtetuese parlamentare, të paraqitjes së programit politik dhe të përbërjes së Këshillit të ministrave. Së dyti i bëjmë thirrje Presidentit të Republikës të marrë gjithë praktikën parlamentare të asaj që ndodhi për të konstatuar që votimi është tërësisht antikushtetues, sepse është kryer jashtë rregullave të caktuara nga kushtetuta dhe nga rregullorja e Kuvendit. Dhe të mos thërrasë për betim anëtarët e propozuar të Këshillit të Ministrave, pa patur një procedurë korrekte parlamentare ashtu siç kushtetuta dhe rregullorja e cakton.
Dhe së treti Grupi Parlamentar i PD ka vendosur, nisjen e procedurave parlamentare të shkarkimit për kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi. Për shkak se nuk është kryetar Kuvendi, është një kukull që urdhërohet nga Edi Rama dhe është një njeri i marrë peng për shkak të aferave të tij. Këto ishin tre vendimet e Grupit Parlamentar./Syri