
Pas tri ditësh i raportuar i zhdukur është gjetur ditën e sotme 35-vjeçari I. N.
35-vjeçari u gjet brenda automjetit të tij, i cili ishte përembysur pas një aksidenti në aksin Shupenzë Peshkopi.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë konstatuar mjetin dhe më pas kanë lajmëruar autoritetet.
I aksidentuari është dërguar drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore.