Tiranë, 11 prill 2025 — Dhjetëra besimtarë të mbledhur nga Forumi Mysliman i Shqipërisë protestuan sot në sheshin përpara Kryeministrisë në Tiranë, duke shprehur zemërimin e tyre kundër luftës së vazhdueshme në Palestinë dhe qëndrimeve të lidershipit shqiptar ndaj kësaj çështjeje.

Me pankarta në duar dhe thirrje të qarta si “Kërko falje, dorëzo medaljen!”, protestuesit iu drejtuan Kryeministrit të Shqipërisë, duke kërkuar që ai të distancohet publikisht nga nderimi i marrë nga Presidenti i Izraelit, një medalje që ata e quajnë “të turpit”, në një kohë kur viktimat civile në Gaza po rriten çdo ditë.

 

Përfaqësues të Forumit Mysliman deklaruan se kjo nuk është protesta e parë që organizojnë lidhur me luftën në Palestinë, por theksuan se nuk do të jetë as e fundit. Ata kërkuan që Shqipëria të mbajë një qëndrim më të ndjeshëm dhe të drejtë ndaj tragjedisë humanitare që po ndodh në Lindjen e Mesme.

“Ne nuk protestojmë për politikë, por për njerëzimin,” tha një nga organizatorët, duke theksuar se dhënia e medaljes nga Izraeli është në kundërshtim me ndjenjat dhe ndërgjegjen e shumë shqiptarëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu