
Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur seanca për shqyrtimin e ankimimit të paraqitur nga Erion Veliaj, pas vendimit për shkarkimin e tij nga detyra dhe shpalljes së datës së zgjedhjeve të reja për Bashkinë e Tiranës.
Në hapje të seancës, përfaqësuesit ligjorë të Presidencës kërkuan që Gjykata Kushtetuese të shpallë moskompetencë për shqyrtimin e dekretit të Presidentit, të përfshirë në këtë çështje pas ankimimit të Veliajt. Ata argumentuan se nuk u është dhënë kohë e mjaftueshme për paraqitjen e argumenteve ligjore.
“Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi, duam hapësirë për argumentet tona,” deklaroi përfaqësuesja ligjore e Presidencës.
Pas kësaj kërkese, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendim në lidhje me kërkesën e paraqitur dhe doli me vendimin negativ për presidencën.
Në seancë janë të pranishëm:
- Përfaqësuesit ligjorë të Erion Veliajt: Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi
- Përfaqësuesit ligjorë të Kryeministrisë: Erald Jonuzi, Vangjel Duni dhe Irma Qosja
- Përfaqësuesit ligjorë të Presidencës: Eriola Shijaku dhe Ilir Rusmali
 
            
 
	





