Një 37-vjeçar u vu në pranga pasi bashkë me një 22-vjeçar kërcënoi me pistoletë fqinjin e tyre.

Gjithçka ndodhi pas një sherri për motive të dobëta, ndërsa 22-vjeçari është shpallur në kërkim.

Po ashtu, autoritetet po punojnë edhe për gjetjen e pistoletës. Kjo për arsye sepse 22-vjeçari sa po ka konstatuar policët ka marrë armën dhe është larguar me vrap.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafilica”, një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi M. B., 37 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. G., 22 vjeç, banues në Shkodër”, njoftoi policia.

/tvklan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu