Ka nisur seanca plenare në Kuvend, ku po diskutohet në lidhje me anulimin e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

Deputeti i PS Toni Gogu, në fjalën e tij në Kuvend është shprehur se opozita po krijon një furtunë artificiale, teksa tha se duan apo nuk duan do ta kalojnë projektligjin për faljen e gjobave.

yacht hotel sarande

“Keni krijuar artificialisht një furtunë në gotë! Të nderuar kolegë opozitarë na vjen keq, ne atë nismë që kemi diskutuar gjatë me qytetarët sot do ta bëjmë ligj dhe sot ato masa administrative të vendosura në mënyrë jo proporcionale do të anulohen doni apo jo ju! Lejini lojërat dhe na u bashkoni ta miratojmë bashkë”, tha Toni Gogu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu