Italian singer Ermal Meta performs on stage at the Ariston theatre during the 76th Sanremo Italian Song Festival, Sanremo, Italy, 24 February 2026. The Music Festival runs from 24 to 28 February 2026. ANSA/ETTORE FERRARI

SANREMO – Një moment i fortë emocional shënoi mbrëmjen e parë të Festivalit të Sanremos 2026, ku Ermal Meta solli në skenë një ninullë prekëse kushtuar fëmijëve viktima të luftës në Gaza.

Klipi i këngës

Kënga “Stella stellina” u interpretua si një dedikim për vajzat e vogla të pafajshme që kanë humbur jetën në konflikt. Në jakën e këmishës së tij ishte qepur emri “Amal”, i shkruar me dorën e vetë artistit – një simbol që përfaqëson jo vetëm një vajzë, por të gjitha fëmijët e Gazës.

Ja përkthimi në shqip i refrenit:

“Yll i vogël, yll i vogël
Nata po afrohet
Nuk mjafton një lutje
Që të mos mendoj më për ty
Nga kodra pritet pranvera
Por nuk është më ajo që ishte
Ti nuk je më
Gjeta kukullën tënde
M’u duk sikur të pashë sërish”

Në rrjetet sociale, Meta shpjegoi se protagonistja e këngës është “një vajzë pa emër, por ndoshta me të gjithë emrat. Aysha, Amal, Layla, Nour, Hind… Çfarë rëndësie ka? Ndoshta asnjë, ndoshta gjithçka. Vajza të askujt, vajza të të gjithëve.”

Pas performancës, drejtuesi i festivalit Carlo Conti përcolli një mesazh domethënës:
“Qofshin lulet vetëm për festa dhe jo mbi varret e fëmijëve që nuk kanë asnjë faj për marrëzitë e njerëzve.”

Me këtë këngë, Ermal Meta e ktheu skenën e Aristonit në një thirrje për paqe dhe ndërgjegjësim, duke sjellë në qendër të një prej skenave më të mëdha të muzikës italiane dramën humanitare që po përjetojnë fëmijët në Gaza.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu