
Kryeministri i Britanisë, Keir Staremer në Samitin e Komunitetit Politik Europian tha se ka ndërmarrë sanksione për mbrojtjen e flotës nga ajo e Putin. Ai tha se përpjekjet për të arritur një paqe në luftën Rusi-Ukrainë janë të vazhdueshme.
Starmer shtoi se Ukraina është e gatshme, kurs e Rusia po bën lojëra me paqen, sipas tij në rastet se Rusia nuk ulet në tryezë për të diskutuar, Putin do të ketë pasoja.
“Sfida më urgjente këtu është sigurimi i një paqeje të drejtë dhe të sigurueshme, një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, Natyrisht ne duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë. Javën e kaluar shpalla një paketë tjetër sanksiones për flotën hije ruse, në mënyrë që të mbrojmë flotën tonë nga ajo e Putinit. Në fakt gjatë muajve të fundit kemi punuar fort që të sjellim tek koalicioni jonë i të vullnetshme shumë liderë politikë e ushtarake dhe bashkë me Donald Trump, ne javën e kaluar e kemi bëmë këtë jo vetëm si një solidaritet, por pas Luftës së Dytë Botërore e bëme si një kujtesë që këto janë të njëjtat vlera që ne luftojmë për të ardhmen.
Një moment i rëndësishme për Ukrainën dhe për të garantuar argumentin nga presidenti Trump për të siguruar armëpushimin dhe që Putin duhet të vijë në tryezë për ta diskutuar këtë gjë. Tani që kemi nxjerrë këtë ultimatum, duhet që të jemi të përgatitur për ta ndjekur deri në fund, sepse nëse Rusia nuk është e gatshme që të ulet në këtë tryezë, Putin duhet të paguajë çmimin. Ajo që ndodhi dje dhe e përmenda është një provë e mëtejshme që Putin nuk e ka seriozisht paqen, Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe po luan lojëra, ndërkohë që Ukraina ka dëshmuar se është palë në këto bisedime për paqen”, tha Keir Starmer./abcnews.al