Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,gjatë fjalës së tij në një tryezë diskutimi me temën “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe” u shpreh se të rinjtë do të jenë në qendër të fushatës zgjedhore të PD-së.

“Fytyra e fushatës sonë duhet të jetë fytyra juaj. Mendoj se ky do të jetë imazhi më i mirë,” tha ai, duke nënvizuar rolin kyç që të rinjtë do të luajnë në këto 40 ditë të intensifikuara të fushatës.

Berisha deklaroi se PD ka 58 kandidatë nën moshën 40 vjeç, duke e konsideruar këtë një angazhim serioz për një politikë që synon të rikthejë të rinjtë shqiptarë në vendlindje.

Ndërsa përmendi edhe suksese të të rinjve shqiptarë në arenën ndërkombëtare, si Mira Murati, shkencëtarja e inteligjencës artificiale, dhe Dua Lipa, një nga artistet më të njohura në botë, duke e konsideruar këtë një shembull të potencialit të madh që ka rinia shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu