Kryeministri britanik Keir Starmer ka dalë në mbrojtje të kryeministrit shqiptar Edi Rama, në lidhje me çështjen e emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke thumbuar Nigel Farage, udhëheqësin e partisë Reform, Starmer tha për gazetën “The Sun” se disa politikanë kishin “hedhur fyerje” ndaj vendeve si Shqipëria, në vend që të bashkëpunonin për të luftuar krimin e organizuar.

 

> “Disa kanë zgjedhur të fyejnë vende si Shqipëria, ndërkohë që ajo që duhet të bëjmë është të bashkëpunojmë për të mbyllur rrugët e krimit,” – deklaroi Starmer.

 

 

 

Sipas tij, trafikantët kanë ngritur një perandori kriminale që shtrihet në të gjithë Evropën, dhe Britania duhet ta shkatërrojë këtë rrjet.

 

“Ekziston një autostradë kriminale që kalon nëpër Ballkanin Perëndimor, duke çuar emigrantë të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar. Detyra jonë është ta mbyllim dhe të shkatërrojmë bandat që e drejtojnë,” – shtoi ai.

Starmer do të presë sot udhëheqës nga rajoni në përpjekje për të shkatërruar bandat e kontrabandës që qëndrojnë pas rritjes së kalimeve të Kanalit. Ministrat shpresojnë që në Samit të arrihet një marrëveshje për qendrat e kthimit të emigrantëve.

 

Britania po vendos dronë në pikat e kontrollit në të gjithë Ballkanin për të ndaluar kontrabandistët të sjellin emigrantë të paligjshëm.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu