Hemorragjitë dhe ishemitë e trurit po rriten çdo vit. Në shërbimin neurovaskular të QSUT, shtrohen mesatarisht 10 pacientë në ditë me aksidente cerebrovaskulare; 20% e tyre janë hemorragji (çarje e enëve të gjakut) dhe 80% janë ishemi (bllokim i enëve të gjakut).

Shefi i këtij shërbimi, Eris Ranxha, thekson se trajektorja rritëse ka kaluar parashikimet.

yacht hotel sarande

“Është një sëmundshmëri në rritje; kjo është një emergjencë ndërkombëtare. Pas studimeve të vitit 2022, u parashikua që rastet do të dyfishoheshin, por realisht, ato po katërfishohen. Shtimi i shpeshtësisë është shumë i madh,” tha Ranxha.

Hemoragjitë shpesh ndikohen nga enët e gjakut të abnormalizuara, ndërsa ishemitë nga probleme shëndetësore si hipertensioni apo diabeti. Të dyja kanë faktorë risku që lidhen me mënyrën e jetesës.

“Duhet shmangur obeziteti, të mos biem pre e jetesës sedentare, të jemi aktivë dhe të ruajmë një cilësi të mirë diete. Sigurisht, ka sëmundje kronike që ndikojnë në këtë situatë, si diabeti dhe hipertensioni,” shpjegoi Ranxha.

Por cilat janë shenjat që duhet të vlerësojmë për të kërkuar ndihmë në rastin e hemoragjive të trurit?

“Një nga shenjat më karakteristike dhe më të shpejta është dhimbja. Nëse keni dhimbje koke të fuqishme që nuk kalon me qetësues, atëherë është një situatë që duhet vlerësuar. Shenjat më alarmante janë paralizat dhe pamundësia për të lëvizur, që tregojnë se truri po vuan dhe kërkojnë vlerësim sa më shpejt,” sqaroi Ranxha.

Hemoragjitë ndodhin në të gjitha moshat, ndërsa ishemitë janë më të zakonshme pas moshës 50 vjeçare; megjithatë, së fundmi po shihen raste edhe në mosha më të reja./euronews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu