Skandal me dhurimin e spermës në Holandë. Mediat vendase kanë zbuluar se materialet gjenetike të të paktën 85 dhuruesve janë përdorur për farëzimin artificial të më shumë se 25 fëmijëve secili.

Ky fakt përbën shkelje të rregullave të fertilitetit, pasi kufiri synon reduktimin e rrezikut të incestit në të ardhmen mes partnerëve që nga ana gjenetike janë të afërm pa dijeninë e tyre.

Mediat zbuluan se disa klinika kishin shfrytëzuar në mënyrë të përsëritur pa dijeninë e dhuruesve, materialin e tyre gjenetik tek nënat kliente. Në disa raste, materiali i të njëjtit dhurues është përdorur për 50 deri 75 fëmijë.

Dhuruesi më “produktiv” është Jonathan Jacob Meyer, i famshëm nga dokumentari i Netflix “Njeriu me 1000 fëmijë”. Meyer ka të paktën 550 fëmijë në mbarë botën, duke përfshirë më shumë se 100 në Holandë.

Ekspertët japin alarmin se të paktën 3 mijë fëmijë në Holandë kanë të paktën 25 gjysmë motra dhe vëllezër, çka konsiderohet “katastrofë mjekësore”.

Në të ardhmen, çifteve të reja mund t’u duhet të kryejnë teste ADN-je për të vërtetuar se nuk janë të afërm, para se të lindin fëmijë. /Klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu