6 janari, në fshatin Polenë të Bashkisë Korçë është kthyer në traditë për të mirëpritur festën e karnavaleve, një ngjarje që përcjell traditat e lashta dhe simbolizon largimin e së keqes.

Banorët e Polenës, të njohur për ruajtjen e zakoneve të hershme, vishen me kostume të përgatitura nga lëkura kafshësh dhe interpretojnë rituale sipas fabulave të caktuara.

Kjo traditë pagane, e ngjashme me disa vende të Ballkanit, ka rrënjë të thella në historinë dhe kulturën e fshatit, ndërsa të rinjtë duket se po e vijojnë këtë traditë mbi 300 vjeçare, e cila u ndalua gjatë sistemit komunist, ndërsa nga viti 1990 organizohet çdo vit në fshatin e njohur

“Karnavalja është festë pagane që simbolizon largimin e së keqes në këtë vit të ri. Është viti i 5 që marr pjesë dhe kam veshur një shtrige.”

“Jam 14 vjeç, viti i 5 që marr pjesë. I kam parë më parë. Të rinjtë ketu I duan, do vazhdojë kjo traditë e për disa vite.”

Gjergji Minka, i cili sot organizon këto karnavale tregon se kjo traditë ka ngelur ende gjallë por bashkia e Korçës nuk jep asnjë lloj mbështetje.

“Këto karnavale kështu I kemi gjetur, të trashëguara. Ka fotografi deri në 1986. Brez pas brezi, pleqte tregojnë se kështu janë bërë. Ne e presim padurim, sivjet është viti i 36. Jemi të parët që e kemi nisur në Janar të 91 dhe sot është viti i 36, nuk kemi asnjë mbështetje nga bashkia, dalin bëjnë propagandë por nuk kemi asnjë ndihmë nga bashkia. Çdo gjë e bëjmë me forcat tona”, tha Minka.

Ky rituali i Arapëve të Polenës, vijon edhe sot të mbahet vetëm nga banorët mbetur të kësaj zone./Vizion Plus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu