Në Gjirin e Shën Janit, në Vlorë, një pushuese rrezikoi mbytjen gjatë notimit, por falë ndërhyrjes së shpejtë të qytetarëve dhe Policisë Kufitare u shpëtua në kohë.

Ngjarja ndodhi këtë të dielë, gjatë patrullimit detar të Policisë Kufitare, ku shërbimet dëgjuan thirrjet për ndihmë të pushuesve. Gruaja ishte nxjerrë nga uji nga qytetarët pasi kishte pirë ujë dhe kishte humbur orientimin.

Policët kufitarë, së bashku me qytetarët, i dhanë ndihmën e parë në breg dhe më pas e transportuan me mjet lundrues drejt portit të Vlorës. Gjatë rrugës, gjendja e saj shëndetësore u rëndua, por falë ndërhyrjes së efektivëve, u arrit stabilizimi deri në momentin që iu dorëzua ekipit të urgjencës mjekësore.

Sipas njoftimit zyrtar, e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në Spitalin Rajonal të Vlorës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu