Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës së opozitës të zhvilluar mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë.

Në një postim në Facebook, Balla ka thumbuar numrin e pjesëmarrësve duke marrë shkas nga një shprehje humoristike të aktorit Besnik Çinari.
“Bufi Ia doli ta fundosë PD në shoqatë!
Siç tha i madhi Besnik Çinari: ‘Kaq në Shkodër i çojmë krushq në dasëm’ 😂😂😂
Natën e mirë✌️”, shkruan Balla.

Protesta e opozitës u zhvillua pas akuzave të Sali Berishës dhe deputetëve demokratë, të cilët pretendojnë se nuk u jepet fjala në seancat plenare dhe për këtë arsye kanë vendosur të “zhvendosin parlamentin në shesh”, duke ngritur një foltore simbolike para Kryeministrisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu