Dy persona, babë e bir janë arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës.
Dy të arrestuarit, banues në Tiranë, u vunë nën pranga pasi iu gjet në kamionin me të cilin udhëtonin një sasi prej rreth 50 kilogram lëndë narkotike.
Dyshohet se destinacion i drogës ishte Greqia e më tej Turqia.
Babë e bir kanë deklaruar se nuk kishin aspak dijeni për drogën që ndodhej në kamionin e tyre, i cili u fut në skaner sipas procedurave dhe atje u konstatua lënda narkotike e fshehur në rimorkio.Dashamir Hamzaraj dhe Amanti Hamzaraj, janë prangosur ndwrsa mwsohet se kanë treguar se e kishin ditën e parë të punës, ku po udhëtonin për llogari të një firme private. Ata janw arrestuar për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim. Mësohet se ka dhe të tjerë persona të përfshirë dhe policia po heton rastin.