Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së enjtes në një fshat të Maliqit. Nga burime bëhet e ditur se një 71 vjeçar ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Policia shpjegon se ka qenë babai i vajzës ai që ka bërë denoncimin në polici ndërkohë sipas deklarimeve ngjarja ka ndodhur në një kënd lojërash në afërsi të shkollës së fshatit.

yacht hotel sarande

Veprimet e turpshme ndaj vajzës së mitur i ka parë një banore tjetër e zonës e cila e ka larguar menjëherë vajzën nga vendngjarja. Mësohet se i moshuari me inicialet P.L jeton i vetëm, pasi bashkëshortja dhe fëmijët e tij jetojnë jashtë vendit.
Policia ndërkohë po heton rastin ndërkohë që 71 vjeçari ka rënë në prangat e policisë.

‘Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin P. L., 71 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 9-vjeçare.’- njofton policia./Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu