Policia Kufitare në Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pakot”, duke parandaluar futjen në vend të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike dhe mallrash të kontrabanduara.

yacht hotel sarande

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Rr., 32 vjeç, banues në Lushnjë. Nga kontrolli i kryer në furgonin që ai drejtonte, në hyrje të territorit shqiptar, Policia zbuloi:

3.430 kg kokainë, e ndarë në tre pako.

60 shishe pije alkoolike dhe një televizor, të dyshuara si mallra të kontrabanduara, pasi nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm.

Lënda narkotike, mallrat e sekuestruara, automjeti dhe dy celularë të përdorur nga i dyshuari janë marrë si prova materiale.

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme. Policia theksoi se kontrollet në pikat kufitare do të vijojnë të jenë intensive për të garantuar sigurinë, parandalimin e krimeve dhe rritjen e lëvizshmërisë gjatë periudhave festive.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu