Vodhën rrjetat me tela që shërbejnë për mbrojtjen e Rrugës së Arbërit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, se disa shtetas kishin vjedhur rrjetat me tela që shërbejnë për mbrojtjen e Rrugës së Arbërit, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre, përpara përgjegjësisë ligjore.

yacht hotel sarande

Si rezultat u kap në flagrancë duke vjedhur dhe u arrestua shtetasi G. A., 32 vjeç, banues në Bajram Curri, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 43 vjeç, Y. D., 52 vjeç, L. Q., 21 vjeç, A. A., 20 vjeç, dhe M. K., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të organizuar nga shtetasi G. A., kanë vjedhur rrjetat me tela që shërbejnë për mbrojtjen e Rrugës së Arbërit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu