Tirana është zhytur në kaos që në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa ka nisur viti i ri shkollor 2025-2026.

Videot e siguruara nga redaksia e Syri.Tv tregojnë radhë të gjata makinash dhe bllokim total të qarkullimit në akset kryesore të kryeqytetit, përfshirë edhe zonën e Laprakës, e cila është kthyer në një nga pikat më problematike.

Prindërit që shoqëronin fëmijët në shkolla kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra në trafik, ndërsa mungesa e menaxhimit dhe masave nga autoritetet ka rënduar më tej situatën.

Përkundër premtimeve për zgjidhje dhe investime në infrastrukturë, realiteti tregon një Tiranë të paralizuar, ku çdo fillim viti shkollor kthehet në makth për qytetarët.

Qytetarët shprehen të indinjuar se kryeqyteti po përballet çdo ditë me bllokime të tilla, por askush nuk mban përgjegjësi për situatën.

© SYRI.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu