Beogradi përjetoi tension të lartë disa orë para derbit të madh mes Partizanit dhe Crvena Zvezda, që u luajt më 22 shkurt në orën 18:00. Përleshje të rënda mes tifozëve të dy klubeve shpërthyen në rrugë, sheshe dhe pranë bizneseve, duke kthyer qendrën e qytetit në një skenë kaosi.

 

Përplasjet përfshinin përdorimin e shkopinjve dhe objekteve të improvizuara, ndërsa policia u detyrua të ndërhynte disa herë për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Njësi të fuqishme të rendit janë vendosur në pika kyçe të qytetit për të kontrolluar tensionin para fillimit të ndeshjes./Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu