Kandidati i Partisë Demokratike në Fier, Fatjon Semanjaku, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier. Ai ka kundërshtuar policët bashkiakë teksa po hiqnin një banderolë në qendër të qytetit. Ndërkohë, PD-ja e ka cilësuar këtë si një ndalim me urdhër politik.

Në një konferencë për shtyp drejtuesi i qarkut nga PD, Gazmnet Bardhi akuzoi policinë prë provokim. Ai tha se ka paditur kryetarin e bashkisë,Armando Subashi për shpërdorim detyre sepse nuk na ka lajmëruar tha mbi hapësirat ku duhen vendosur posterat elektorale.

Reagimi i policisë:

Në lidhje me një lajm të publikuar për shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. S. (Kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), sqarojmë se:

Rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar te Salla Operative e DVP Fier se një subjekt politik ka vendosur poster në qëndër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe po kundërshton forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.

Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kanditatin për deputet të Partisë Demokratike, shtetasin F. S., i cili është lënë i lirë menjëherë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron subjektet politike dhe qytetarët se shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar e goditur paligjshmëritë si dhe për të garantuar rendin e sigurinë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu