Partia Demokratike nis procesin e zgjedhjes së kandidatëve për garën e 11 Majit, nëpërmjet primareve të zhvilluara në 12 qarqet e vendit.

Votimi është sipas parimit një anëtar, një votë dhe në nivel qarku. Tirana është qarku me numrin më të lartë të kandidatëve, 81 në listë, ku kryesisht janë figura të njohura të Partisë Demokratike, përfshirë edhe deputetë aktualë të parlamentit, si Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Oriela Nebiaj apo Asllan Ndogjani.

3 deputetët Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Qani Xhafa dhe Zheni Gjergji, janë në listën e kandidatëve të primareve të qarkut të Elbasanit, ndërsa në Fier janë përfshirë deputetët Luan Baçi dhe Saimir Korreshi.

Në këtë qark, procesin e votimeve e ndoqi drejtuesi politik Gazment Bardhi, i cili vlerësoi pjesëmarrjen që sipas tij ishte masive.

“Partia Demokratike respekton vullnetin e anëtarëve, ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve përmes votës. Ka një fluks të jashtëzakonshëm të anëtarëve të partisë që dëshirojnë të votojnë”, u shpreh Gazment Bardhi.

Në Durrës kanë të drejtë vote 3000 anëtarë të Partisë Demokratike. Deputeti Oerd Bylykbashi që ndoqi votimet, e konsideroi si procesin më të rëndësishëm të partisë.

“Janë një moment i rëndësishëm për shkak se anëtarësia do të jetë me votë që do të përcaktojë në mënyrë të rëndësishme kush do ti përfaqësojë ata dhe shqiptarët të cilët do të duan të votojnë me 11 Maj ndryshimin”, tha Oerd Bylykbashi.

Ndërsa për të deleguarin e PD për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ky proces është një leksion demokracie.

“Modelin se si duhet të zgjidhen kandidatët, si duhet të përfshihet shoqëria shqiptare për procesin politik të vendit të vetë”, tha Agron Gjekmarkaj.

Të drejtën e votës për të zgjedhur kandidatët e garës së 11 Majit e kanë anëtarët e Partisë Demokratike sipas listës së vitit 2021, ndonëse nuk ka një numër të saktë të publikuar nga kjo forcë politike. Pas përfundimit të procesit të primareve, kandidatët e do të futen edhe në filtrin e kryesisë.

Klan News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu