Një aksident i rëndë rrugor shkaktoi 1 viktimë dhe 3 të plagosur në aksin Shkodër-Lezhë. Një kamion u përplas fillimisht me një autoveturë që drejtohej nga një burrë, dhe më tej me një makinë tjetër që drejtohej nga një grua.

Për pasojë ndërroi jetë Altin Luli, shoferi i makinës elektrike prodhim i viteve të fundit BYD. Shkaqet ende po hetohen ndërsa për nxjerrjen e personave nga makinat ndërhynë dhe forcat zjarrfikëse. Nga pamjet që Report Tv sjell nga terreni në Beltojë pranë kryqëzimit në Kryebushatit, automjeti elektrik thuajse është shkatërruar plotësisht, ndërsa kamioni ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës.

Tre të plagosurit, mes të cilëve raportohet edhe një grua dhe një fëmijë, janë transportuar në spitalin e Shkodrës ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.  Mateo Luli, Laura Luli, Hilmi Shkrelaj, janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Shkodrës.

Paraprakisht dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë një parakalim i gabuar./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu