Gjykata e Posaçme ka caktuar ekspert për të vlerësuar gjendjen e ish-shefit të Policisë Rrugore, Roven Zekën, pasi ky i fundit pretendon të dalë nga qelia pasi ka dëmtuar legenin.

Këto ekspertë do të verifikojnë gjendjen e Zekës nëse me dëmtimin që ka do mund të marrë mjekim në Spitalin e Burgut. Në të kundërt, togat e zeza do ta lirojnë atë.

SPAK e ndaloi Roven Zekën bashkë me dy oficerë rrugorë Edison Tabakun dhe Sokol Novakun, pasi dyshohet se po kryenin një rast korrupsioni.

Sipas SPAK-ut, ka rezultuar se oficerët e Policisë Rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit pagesën prej 2 mijë Eurosh.

Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim me ndihmën e personave të tjerë.

Zeka u konfirmua në burg në dy shkallët e gjyqësorit e ndërsa i vetmi që u lirua ishte Sokol Novaku që gjykata mori parasysh rrethanat familjare që ai bashkë me avokatin paraqiti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu