Temperaturat rekord që vijnë bashkë me afshin afrikan në vendin tonë janë të padurueshme edhe për kafshët. Por ndërsa njerëzit gjejnë mënyra më të sofistikuara për t’u freskuar dhe shmangur orët e pikut jashtë, kafshët e Kopshtit Zoologjik po luftojnë me vapën vetëm në një pellg uji ku freskohen pasi luajnë, siç duket edhe një video të shpërndarë nga Bashkia Tiranë dhe Kopshti Zoologjik në rrjete sociale.
Në të gjithë botën kopshtet zoologjike e kanë periudhë të vështirë kohën kur temperaturat rriten dhe u vënë blloqe akulli apo pishina kafshëve për t’u freskuar. Duke mos qenë në habitatin e tyre natyror ku instinkti u tregon se çfarë duhet të bëjnë për t’u freskuar, në kafaz mbetet totalisht përgjegjësi e njerit t’u krijojë kushte kafshëve të egra që të mos vuajnë.
(kliko galerine)