Një 32-vjeçar është proceduar penalisht, pasi dyshohet për keqtrajtim të kafshëve shtëpiake. Ai akuzohet se ka organizuar dhe filmuar një përleshje mes një qeni dhe një maceje, duke publikuar videon në rrjetet sociale me qëllim përfitimi përmes klikimeve.

Sipas Policisë së Librazhdit, shtetasi A. Gj., 32 vjeç, ka promovuar përmes platformave sociale këtë akt dhune ndaj kafshëve, duke nxitur reagimin e publikut dhe autoriteteve.

LEXO EDHE  Dënime të ashpra për keqtrajtimin e kafshëve në Europë: Italia parashikon deri në 4 vite burg

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për A. Gj., 32 vjeç, pasi ka promovuar në rrjete sociale një ndeshje ndërmjet dy kafshëve shtëpiake (qen dhe mace),” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.

Ky rast ka shkaktuar indinjatë të gjerë në opinionin publik, ndërsa aktivistët për të drejtat e kafshëve kanë kërkuar dënim maksimal për rastet e tilla, duke theksuar nevojën për ndëshkime shembullore ndaj dhunës ndaj kafshëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu