Ambasadat amerikane në Shqipëri dhe Kosovë kanë vlersuar shkrimtarin Ismail Kadare.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka ngushëlluar për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare, ndërsa ka bërë homazhe dhe shkruar edhe në librin e zisë që ishte i vendosur në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë.

yacht hotel sarande

“Sot, teksa Kosova mban Ditën Kombëtare të Zisë, unë pata nderin të nënshkruaj librin e ngushëllimeve, duke kujtuar gjigantin letrar Ismail Kadare, kontributet e tij të jashtëzakonshme në letërsinë e gjuhës shqipe kanë lënë gjurmë të pabesueshme në botë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen, miqtë dhe admiruesit e tij”, ka thënë Hovenier në platformën X.

Ndërsa, Ambasada amerikane në Tiranë ka zgjedhur ta kujtojë në një tjetër formë shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadarenë, i cili u nda nga jeta më datë 1 korrik 2024.

Ambasada iu ka kërkuar diplomatëve amerikanë të saj në Tiranë të ndajnë mendimet e tyre për disa nga veprat më të njohura të shkrimtarit të madh.

“Në nder të veprës së gjigandit shqiptar të letërsisë Ismail Kadare, ne u kërkuam diplomatëve amerikanë në Ambasadën e ShBA në Tiranë të ndajnë mendimet e tyre për disa prej librave të tij. Shihni vlerësimet e tyre dhe bashkojuni bisedës duke ndarë me ne librin tuaj të preferuar të Kadaresë në komente”, thuhet në postimin e ambasadës./shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu