Nga KLODIAN ZHIVANI

Thethin e djeshem nuk kam per ta harru kurre!

Jo prej ushtimes se tritolit qe bani me u dridhe bjeshket, as prej pluhunit qe ngjiti alpet, e as prej forcave te policise dhe as prej pamjes se atij vendi qe vete Zoti ka dasht me i dhane bukuri.
Por… prej nji cope buke!

Prej nji tavoline malesoresh, te shtrume me lot, me dhimbje, por me shpirt te forte sa vete malet.

Te familjes Çarku, te Micanve.

Godina qe u shemb, ishte e familjes Çarku, ishte andrra e tyne, puna e tyne, shpresa qe kishte mbajt familjen aty, ne Theth, pa u largu ne Itali, Angli, Amerike, si tan te tjeret.
Por per shtetin, ajo ishte nji ndertese pa leje, ashtu si shpiza e drunit qe shemben nji nate ma perpara.

Kur hala ne qiellin e Thethit ishin rete e pluhnit te 8 kileve tritol, e lotet hala ishin nder faqe, Pellumbi, na kapi per krahu:

— Djema, hajdeni te shpija… pushoni se jeni lodh edhe ju. Tash Zoti e baft mire. Randsi ka qe jena shnosh e mire me rob.

Shkume!

Te shpija e Micanve, te ai kroni i vjeter qe e njeh tan Thethi e Dukagjini.

U ulem ne tavoline pa ndrru asnji fjale se kur ke para vetes dhimbje te tille, edhe fjalet nuk te dalin

Sa morem me pi ujin e kronit, papritmas, ato grate, qe 10 minuta ma perpara kishin pa se si iu rrezu jeta, shtrunen tavolinen.
Buke, djath, gjithcka qe ju doli para e qe kishte shpija…

Prap heshtje. Si me fol, kur njerez qe kan pa jeten me iu shemb para syve, te ofrojne gjithcka cka i ka mbete, vec me mos me te lane pa buke e pa respekt?

Ku e gjeten ate force, nuk e kam kuptu as sot por aty mesova nji gja te cilen shume e kam ndi, e lexu dhe pak e kam provu:

Ka dicka qe nuk shembet, sado tritol me i vu, sado ligjet te jene te forta e sado fadroma me i ra.

Zemra e malsorit!
Nderi, bujaria, e mikpritja qe nuk njeh mposhtjen.

Aty, ne at tavoline te thjeshte ku perballe kishim germadha, pash monumentin ma te fuqishem qe ka Thethi e malesia:

Jo prej betoni, por prej shpirtit.
Jo prej tullash, por prej zemergjanesise.
Jo me urdhna, por me nji cope buke nderit, qe flet ma shume se cdo gja.

Shpija e Çarkut, Zoti ua shtofte nderin e bereqetin!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu