E dinin se nuk ishin më të fortët, por nuk besonin se do të binin kaq poshtë. Futbollistët e Juventusit dhe trajneri I tyre Tiago Mota janë bërë për turp, e nuk mund t’u dalin para syve tifozëve, ndërsa pësuan një tjetër dështim.

Eliminimi nga Kupa e Italisë, edhe pse nuk ishte një tragjedi sportive apo financiare, u duk si gozhda e fundit në qefinin ku ka përfunduar ky sezon.

Ishte Empoli që triumfoi në stadiumin “Alianc”, pra në fortesën e bardhezinjve, ndonëse vetëm pas penalltive.

Ky dështim për të arritur në gjysmëfinale iu bashkua eliminimit në plej ofin e Championsit, si dhe humbjes me përmbysje ndaj Milanit në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë.

Skuadra me më shumë tituj në Apenine do të duhet ta mbyllë këtë edicion pa asnjë trofe.

Në Serinë A, objektivi më realist është sigurimi I zonës Champions, ndërsa nuk besohet se “Zonja e Vjetër” do të arrijë të zhdukë diferencën prej 9 pikësh që ka me Interin që mban vendin e parë.

“Turp”, është titulli lakonik dhe kuptimplotë I “La Gazeta delo Sportit”, që publikon fjalët e trajnerit Mota që u kërkon falje tifozë e që duket në prag të dorëheqjes.

“Il Korriere delo Sport” e ka titullin në spanjisht: Empolazo! Nokaut me penallti, Tiago: Një turp! Ferr I Juves, jashtë nga Kupa e Italisë e nga Championsi në 7 ditë!

Kriza është e jashtëzakonshme në një klub dhe një skuadër që ka fituar 71 trofe në histori, dhe që këtë sezon është dënuar nga mungesa e përvojës dhe e cilësisë./abcnews.al

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu