
Juristja Brizida Gjikondi foli lidhur me kërkesën e opozitës për votimin pa mjet identifikues shqiptar.
Sipas saj, kjo është antiligjore dhe antikushtetuese. Gjikondi u shpreh në studion e ‘Tirana Live’ se Berisha mati pulsin e Diasporës dhe pa që do e thellonte humbjen.
“Karta e ID dhe pasaporta janë i vetmi mjet për të vërtetuar kombësinë dhe identitetin. Është si një matrikullim i një personi që janë të lidhur hapat e jetës, pa pasur një mjet qoftë të skaduar, është antiligjore dhe antikushtetuese nuk ndodh në asnjë vend të botës.
Berisha vuri zonjën Topalli në lidhje me Diasporën e cila është zhdukur fare. Berisha mati pulsin e Diasporës dhe pa që nuk i kishte gjërat në terezi.
Nga sondazhet ka vënë re që jo vetëm do e ngrinin, por do thellonin humbjen e tij. Gjeti këtë rastin e votimit pa asnjë mjet identifikues shqiptar. Nuk e di me çfarë mund të vërtetojë që është shqiptar.
Ai fut në kolaps të gjithë procesin, nuk është ligjore që një shtetas të shkojë të votojë pa mjet. E bënë me dinakëri për të bllokuar këtë proces, ai është gati që të dështojë votimi i Diasporës. Nuk e do votën e Diasporës”, tha Gjikondi. /Tema