Pas incidentit të mbrëmshëm në spektaklin “Big Brother VIP Albania”, ku Jozefin Marku goditi me shpullë konkurrentin tjetër, Besart Kelmendi (Gjesti), policia ka njoftuar se ai është proceduar në gjendje të lirë.

Ngjarja ndodhi live përpara kamerave dhe publikut, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Megjithatë, edhe pse dhuna ishte e qartë dhe e dokumentuar, Marku nuk u ndalua, por vetëm u referua në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Lirimi i tij pa asnjë masë të menjëhershme ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si trajtohet dhuna kur ndodh në televizion. A ka ligji standarde të ndryshme për ekranin dhe për jetën reale? Apo spektakli po bëhet mbi drejtësinë?

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu