Presidenti amerikan Joe Biden heq dorë nga gara per t’u rizgjedhur ne Shtepine e bardhe.
Ne nje postim ne platformen X ai tha se do te qendroje deri ne fund te mandatit si president dhe komandant i pergjithshem.
“Ishte nderi me i madh i jetes time t’ju sherbeja si president”- shkruan Biden. E ndersa e kisha per qellim te kerkoja rizgjedhjen, une besoj se eshte ne te miren e partise dhe vendit qe une te terhiqem dhe te fokusohem te permbushja e detyrave te mia si president per pjesen e mbetur te mandatit tim – perfundon mesazhi i Biden.
Terheqja erdhi pas presioneve te shtuara ne kampin demokrat se aftesia e tij mendore dhe gjendja shendetesore nuk do ta lejonte te arrinte nje fitore perballe republikanit Donald Trump, ndjesi qe u perforcua menjehere pas atentatit.
I dolen kunder dhe njerez te afert te tij si ish presidenti Obama dhe ish kryetarja e dhomes se perfaqesuesve Nensi Pelosi.
Terheqja e le ne ujera te turbullta partine demokratike amerikane ndersa bileta per shtepine e bardhe do t’i kaloje zevendes /presidentes Kamala Harris se ciles Biden i ofroi mbeshtetje te plote per te mundur Trump.