Një parakalim i gabuar i drejtueses së mjetit tip “Mercedes-Benz”, i drejtuar nga Anxhela Hasaj u kthye në një tragjedi për familjen Luli, ku kryefamiljari Atlin Luli humbi jetën, e ndërsa gruaja dhe dy fëmijët e të ndjerit vijojnë të jenë në spital.

Ngjarja e rëndë rrugore e regjistruar në aksin Shkodër -Kryebushat u regjistrua më datën 18 gusht të këtij viti, rreth orës 12.47 minuta.

Nga këqyrja që ekspertet e Policisë Rrugore kanë kryer ka rezultuar se e reja Anxhela Hasaj ka kryer manovrën e parakalimit të gabuar në aksin rrugor, saktësisht në vija të pandërprera dhe ka goditur me gomën e përparme nga ana e shoferit, kamionin që drejtohej nga Hilmi Shkrela.


Nga kjo përplasje dhe faktit se shoferi i kamionit Shkrela ka qenë duke lëvizur tej normave të lejuara të shpejtësisë (mbi 20-30 km mbi normë), ka humbur drejtimin e kamionit duke bërë që rimorkioja që tërhiqte kamioni e ngarkuar me tjegulla të bjerë mbi automjetin që drejtohej nga viktima Altin Luli.

Sipas gazetarit të “Ora News”, Edison Vatnikaj, rezulton se si pasojë e goditjes ka humbur jetën në vend Altin Luli, ndërsa janë transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër M. Luli, L.Luli (e mitur) dhe Lizeta Serreqi.

Duke qenë se e mitura ka marrë dëmtime (frakturë në këmbë) është nisur për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë së bashku me dy shtetasit e tjerë.

Pas mbërritjes në spital e mitura L.Luli I është nënshtruar një operacioni.

Para trupës së Gjykatës së Shkodrës, Anxhela Hasaj, ka kërkuar që ndaj saj të lihet një masë më lehtësuese, si ajo e “arrestit në shtëpi” dhe “garanci pasurore”.

Por ndryshe mendoi gjykata për rastin, ku u vendos që ndaj saj të caktohet masa e sigurisë “arrest në burg” me afat 30 ditor. Me këtë masë sigurie u la dhe shoferi i kamionit Hilmi Shkrela./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu