Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka dhënë dorëheqjen nga posti . Në një konferencë të jashtëzakonshëm për publikun në ndërtesën e Qeverisë, pas sulmit të natës ndaj studentëve në Novi Sad, ai deklaroi se kur mori mandatin nga Presidenti i Serbisë në fund të prillit të vitit të kaluar, kishte një ndjenjë e fortë krenarie dhe u përpoq të kuptonte përgjegjësinë që mban në punë.

Ai u shpreh se ishte i vaetëdijshëm se Serbia ka sfida të shumta në rajon dhe situatën gjeopolitike, por qeverinë e tij e shihte si një qeveri të vazhdimësisë. Ai është shprehur krenar për gjithçka që është bërë.
Për gazetarët në Beograd, ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka pranuar vendimin e tij.

yacht hotel sarande

Dorëheqja vjen pas valës së protestave që kanë përfshirë Serbinë për më shumë se dy muaj.

Mijëra studentë dhe qytetarë të tjerë kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në qytetin e Novi Sadit, ku, më 1 nëntor të vitit të kaluar, 15 persona humbën jetën nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu