
Gjatë performancës së saj të fundit në skenë, artistja e njohur Jennifer Lopez përjetoi një incident të papritur me veshjen, kur fundi i saj përfundoi në skenë – pikërisht si kënga e saj e famshme “On the Floor”. Por, si një profesioniste e vërtetë, ajo vazhdoi performancën pa asnjë hezitim.
Ngjarja ndodhi teksa Lopez festonte 56-vjetorin e lindjes me një koncert spektakolar. Me humor dhe vetëbesim, ajo e kaloi situatën me një koment që bëri bujë: “Jam me fat që kisha të brendshme, zakonisht nuk vesh”.
Momenti u bë viral në rrjetet sociale, me fansat që përgëzuan këngëtaren për mënyrën e shkëlqyer si e menaxhoi incidentin pa ndalur shfaqjen. Ky ishte edhe një tregues tjetër i përkushtimit dhe profesionalizmit të saj në skenë.