Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla i ka bërë thirrje votuesve jashtë Shqipërisë që të regjistrohen në ditët e fundit që kanë mbetur nga përmbyllja e procesit.

Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale Balla e cilësoi të kënaqshme shifrën e shqiptarëve që jetojnë jashtë, të cilët kanë shprehur interes për të votuar.

“Numrat deri më tani janë shumë të mirë, përtej të gjitha pritshmërive, por kemi kohë, janë te paktën përveç ditës së sotme, edhe 6 ditë të tjera që mund të shfrytëzohen prej jush për t’u regjistruar si votues nga jashtë.”

Në mesazhin e tij Balla e vë theksin te disa gabime që bëhen më së shumti gjatë regjistrimit dhe që shkaktojnë refuzimin e kërkesës.

”Këtu kam një kopje të një karte identiteti italiane për të vendosur adresën e qëndrimit në Itali. Aplikimi nuk do të kishte asnjë problem dhe do të miratohej nëse do të vendosnit faqen mbrapa, ku ndodhet adresa e personit dhe natyrshëm edhe emri.
Por bashkatdhetarët tanë vendosin faqen e parë, ku ne te vertet eshte emri dhe fotografia juaj, por në faqen e parë të kartës së identitetit italiane nuk ndodhet adresa. Prandaj, ju lutem, ju që është refuzuar aplikimi, mjafton të rivendosni vetëm faqen e mbrapme të kartës së identitetit italiane. Për të gjithë të tjerët, kryesisht çështja e adresës mbetet një prej arsyeve kryesore të refuzimit. Mos harroni asnjëherë që adresa e dokumentit që vendosni, që mund të jetë një faturë furnizimi me energji elektrike, furnizimi me ujë të pijshëm, furnizimi me internet, gaz apo gjithcka tjetër, duhet të korrespondojë me adresën që vendosni në fund të aplikimit, që është edhe adresa në të cilën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’ju dërgojë me postë fletën e votimit.”
Balla u kujtoi edhe një herë votuesve nga jashtë se mund të votojnë me pasaportë ose kartë identiteti që u ka skaduar afati. Ai falënderoi të gjithë ata që janë regjistruar, por bëri thirrje që të vazhdojë regjistrimi në këtë javë që ka mbetur.
Duke votuar, ju do të bëheni pjesë e vizionit tonë evropian, përmbyllet mesazhi i ministrit Balla drejtuar diasporës shqiptare.
“Prandaj, të dashur motra dhe vëllezër, edhe 6 ditët që kanë mbetur, përveç ditës së sotme, duhen përdorur maksimalisht prej jush për t’u regjistruar si votues nga jashtë.
Është një moment historik për Shqipërinë tonë të përbashkët, ndërsa përgatitemi për që mandatin tonë të ri që fillojmë së bashku më 11 maj. Ta bëjmë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian dhe një pjesë e madhe prej jush që nderkohë jetoni si anëtarë të Bashkimit Europian në vendet përkatëse, keni mundësinë e artë që të bëheni pjesë e vizionit tonë për Shqipërinë 2030, duke votuar dhe mbështetur Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.
Ju përshëndes! Mos harroni, vendosni faqen e duhur të dokumentit dhe kështu do të regjistroheni.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu