Tokio (CNN) – Autoritetet japoneze kanë ekzekutuar të premten një burrë të njohur si “Vrasësi i Twitter-it”, i cili ishte dënuar për vrasjen dhe copëtimin e nëntë personave, kryesisht gra, pas kontakteve që vendoste me to përmes rrjeteve sociale.

Lajmin e konfirmoi ministri japonez i Drejtësisë, duke theksuar se vendimi për ekzekutimin është zbatuar në përputhje me ligjin penal të vendit. I dënuari, Takahiro Shiraishi, 34 vjeç, kishte pranuar fajësinë dhe ishte dënuar me vdekje në vitin 2020.

Shiraishi përdorte Twitter-in për të identifikuar dhe joshur viktimat e tij, shumica prej të cilave kishin shfaqur shqetësime për jetën ose mendime vetëvrasëse. Ai i tërhiqte ato në apartamentin e tij në qytetin Zama, ku i vriste dhe më pas i copëtonte trupat për t’i fshehur gjurmët.

Rasti tronditi opinionin publik në Japoni dhe solli debat të fortë mbi sigurinë në rrjetet sociale, si dhe ndihmën që duhet ofruar personave me probleme të shëndetit mendor.

Ekzekutimi i Shiraishit është ndër të paktët e kryer vitet e fundit në Japoni, një vend që ende aplikon dënimin me vdekje, zakonisht me varje, për krime të rënda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu