Tre kandidatët e koalicionit opozitar Aleanca për Shqipërinë Madhështore, kanë depozituar ankesë në Komisionion e Ankimimeve dhe Sanksioneve(KAS), për parregullsi gjatë numërimit të votave në kryeqytet.

Ilir Alimehmeti pretendon se i janë tjetërsuar të paktën 27 vota preferenciale, ndërsa Mimoza Hajdarmataj pretendon mbi 1 mijë vota të tjetërsuara.

Një tjetër kandidat demokrat është edhe Lisandër Hoxha, i cili po në KAS pretendon parregullsi në proces dhe kërkon rinumërimin e votave.

 

Kujtojmë se Partia Demokratike ka bërë kërkesë më herët për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në disa qytete të vendit.

PD-ja argumenton se “zgjedhjet në Shqipëri nuk janë më një mekanizëm përfaqësues i demokracisë, por një farsë elektorale ku rezultati parapërcaktohet nga instrumentet e shtetit dhe pushtetit, i cili herë pas here mbështetet edhe të grupet kriminale”./Javanews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu