
“Jam me Trump”, Rama batuta me banorin në Lezhë: Hajde pak ti me atë kapele…
Sot Kryeministri Edi Rama ishte në Lezhë, ku dhe inspektoi rrugën Rrile-Hidrovor e cila lidh superstradën Lezhë‐Tiranë me fshatin Rrile dhe me Hidrovorin e Tales.
Gjatë takimit me banorët, Rama u ndal një moment tek një prej tyre, ku vuri re kapelën që mbante një i moshuar me sloganin e Donald Trump “Make America Great Again” (Do ta bëjmë Amerikën të mrekullueshme sërish).
Rama: Hajde pak ti me atë kapele, se më myte fare, ku e ke gjet?
Banori: Ma kanë sjellë dhuratë, jam me Trump
Rama: Mirë Amerika great again, po Lezhën si do e bëjmë?
Banori: Më mirë se Amerika…