Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol thotë se do të heqë ligjin ushtarak pasi parlamenti votoi për ta bllokuar atë.

Më pak se dy orë pas deklaratës së tij, deputetët sfiduan presidentin, duke u mbledhur në Asamblenë Kombëtare dhe duke votuar për të bllokuar imponimin e tij të ligjit

yacht hotel sarande

Disa thyen barrikadat ose u ngjitën në gardhe për të hyrë brenda ndërtesës; jashtë ka pasur përleshje mes policisë dhe protestuesve

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se Uashingtoni i ka parë ngjarjet me “shqetësim të madh” dhe Presidenti Biden, i cili është në një udhëtim jashtë vendit, është informuar.

Por çfarë ndodhi?

Përballë presionit politik, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka shpallur ligjin e shtetrrethimit në vendin demokratik për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh, duke nxitur protesta pranë ndërtesës së parlamentit.

Deklarata e bërë vonë natën – në orën 23:00 me orën lokale (14:00 GMT) – bëri që qytetarët të mendonin menjëherë se bëhej fjalë për një çështje që lidhej me Korenë e Veriut, fqinjën bërthamore të Jugut, ose për një situatë kritike të sigurisë kombëtare, si një akt terrorizmi apo grusht shteti.

Megjithatë, shumë shpejt u bë e qartë se Yoon kishte ndërmarrë këtë veprim drastik si përgjigje ndaj një sërë ngjarjesh politike.

Pasi humbi kontrollin e parlamentit më herët gjatë vitit, qeveria e tij ishte përballur me një seri projektreformash dhe mocionesh të opozitës që synonin minimin e pushtetit të tij. Vëzhguesit politikë thonë se Yoon tani është detyruar të përdorë ligjin e shtetrrethimit – një sundim i përkohshëm ushtarak – si një taktikë jodemokratike për t’u mbrojtur nga sulmet politike.

Cili ishte reagimi i menjëhershëm?

Të martën, udhëheqësit e opozitës dënuan menjëherë këtë veprim si antikushtetues.

Lideri i partisë kryesore të opozitës, Lee Jae-myung, u bëri thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të mblidhen në parlament të martën mbrëma për të votuar kundër shpalljes së shtetrrethimit.

Por në Seul, autobusat e policisë ishin vendosur tashmë për të bllokuar hyrjen në ndërtesën e parlamentit, siç raportuan mediat lokale.

Megjithatë, protestuesit nxituan drejt ndërtesës së Asamblesë Kombëtare, duke protestuar dhe duke thirrur: “Jo shtetrrethim! Jo shtetrrethim!”. Ata u përplasën me radhët e policisë që ruanin ndërtesën.

Sa i rëndësishëm është ligji i shtetrrethimit?

Ligji i shtetrrethimit është një sundim i përkohshëm nga autoritetet ushtarake në një kohë emergjence, kur autoritetet civile konsiderohen të paafta për të funksionuar.

Hera e fundit që u shpall në Korenë e Jugut ishte në vitin 1979, kur një president afatgjatë u vra gjatë një grushti shteti. Që nga vendosja e demokracisë parlamentare në vitin 1987, nuk është shpallur më.

Por të martën, Yoon e bëri këtë deklaratë në një fjalim kombëtar, duke thënë se po vendoste sundimin ushtarak për shkak të një kërcënimi nga “forcat kundër shtetit”.
Nën ligjin e shtetrrethimit, ushtria merr kompetenca të veçanta dhe mund të pezullohen mbrojtjet dhe procedurat e zakonshme ligjore.

Cili është konteksti politik?

Që nga zgjedhjet e përgjithshme të prillit, Yoon ka qenë një president i dobësuar, pasi opozita fitoi një shumicë dërrmuese. Qeveria e tij nuk ka qenë në gjendje të miratojë ligjet që dëshironte dhe është reduktuar në përdorimin e vetos kundër ligjeve të miratuara nga opozita.

Popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm, pasi është përfshirë në disa skandale korrupsioni dhe ndikimi politik – përfshirë një rast që përfshin Zonjën e Parë dhe pranimin e një çante Dior, si dhe një tjetër për manipulim aksionesh.

Muajin e kaluar, Yoon u detyrua të kërkonte falje publikisht, duke deklaruar se po krijonte një zyrë për të mbikëqyrur detyrat e Zonjës së Parë. Megjithatë, ai refuzoi një hetim më të gjerë ose të pavarur, siç kishte kërkuar opozita.

Këtë javë, opozita propozoi uljen e buxheteve të qeverisë – dhe një ligj për buxhetin nuk mund të vetohet. Në të njëjtën kohë, opozita kërkoi shkarkimin e anëtarëve të kabinetit, përfshirë kreun e agjencisë së auditimit, për moshetimin e Zonjës së Parë.

Çfarë ndodh tani?

Deklarata e Yoon-it zuri shumë njerëz në befasi – situata po zhvillohet me shpejtësi.

Opozita politike u ka bërë thirrje qytetarëve të protestojnë paqësisht para parlamentit – demonstratat masive paqësore janë të zakonshme në Korenë e Jugut dhe kanë qenë efektive në ndryshimin e qeverive më parë.

Partia kryesore opozitare, Partia Demokratike, të martën mbrëma kërkoi që të gjithë ligjvënësit e saj të mblidhen në Asamblenë Kombëtare. Sipas ligjit korean, qeveria duhet të heqë ligjin e shtetrrethimit nëse shumica në parlament – Asamblenë Kombëtare – e kërkon këtë përmes një votimi. Po ashtu, ligji ndalon komandën e shtetrrethimit të arrestojë ligjvënësit.

Megjithatë, autobusët e policisë janë vendosur tashmë përpara ndërtesës, duke u parë si një barrikadë për të ndaluar ligjvënësit të hyjnë në asamble.

Gjithashtu ka përçarje brenda partisë së Yoon-it, Partisë së Fuqisë së Popullit. Lideri i saj, Han Dong-hoon, e ka quajtur shpalljen e ligjit të shtetrrethimit një veprim të “gabuar”, raporton agjencia Yonhap. Ai është zotuar ta bllokojë këtë ligj./ BBC

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu