
Një hetim shokues ka zbuluar detaje dramatike nga fluturimi Air India 171, ku vetë komandanti i avionit, Sumeet Sabharwal, ndërpreu furnizimin me karburant për të dy motorët e Boeing 787 vetëm tre sekonda pas ngritjes.
Sipas raportimeve, Sabharwal, i cili po shërbente si pilot monitorues, me dorën e djathtë aktivizoi levat e ndërprerjes së karburantit për motorët e majtë dhe të djathtë në mënyrë të njëpasnjëshme. Në atë moment, kontrollin aktiv e kishte piloti Clive Kunder, i cili ishte i përqendruar në ngritjen e avionit dhe nuk mundi të ndërhynte.
Audioja e regjistruar nga kutia e zezë tregon momentin kur motorët humbën fuqinë, dhe një përballje dramatike shpërtheu në kabinë. Kunder pyeti disa herë me zë gjithnjë e më të dëshpëruar: “Pse e bëre?”, ndërsa Sabharwal e mohoi për disa sekonda, para se Kunder të përpiqej të riaktivizonte motorët – por ishte tepër vonë.
Sipas Corriere della Sera, që ka siguruar dokumentet ekskluzive, kjo ndërhyrje e pashpjegueshme çoi në humbjen e kontrollit dhe më pas në rrëzimin e avionit.
Hetimet vazhdojnë për të zbuluar motivet e këtij veprimi, ndërsa familjet e viktimave kërkojnë drejtësi.