
Drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ka njoftuar se do të hapet për qarkullim aksi rrugor Librazhd-Pogradec, pas ndërhyrjeve intensive në terren.
Sipas njoftimit, pas punës së pandërprerë nga ekipet me mjete të shtuara dhe fuqi punëtore të angazhuar, nesër në orën 12:00 do të bëhet e mundur hapja e segmentit në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës”.
ARRSH bën me dije se ndërhyrja është realizuar për të garantuar sigurinë dhe rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit në këtë aks të rëndësishëm për lidhjen mes qyteteve të juglindjes dhe qendrës së vendit.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore gjatë qarkullimit në këtë segment.
—






