Izraeli është bërë vendi i parë në botë që njeh zyrtarisht Somaliland si shtet të pavarur dhe sovran, një vendim që pritet të sjellë pasoja të rëndësishme gjeopolitike në Bririn e Afrikës dhe të sfidojë kundërshtimin e kahershëm të Somalit ndaj shkëputjes së këtij territori.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli do të nisë menjëherë bashkëpunim me Somalilandin në fushat e bujqësisë, shëndetësisë, teknologjisë dhe ekonomisë. Ai përgëzoi presidentin e Somalilandit, Abdirahman Mohamed Abdullahi, duke vlerësuar lidershipin e tij dhe duke e ftuar për një vizitë zyrtare në Izrael.

Netanyahu theksoi se njohja vjen “në frymën e Abraham Accords”, marrëveshje të ndërmjetësuara në vitin 2020 nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, përmes të cilave Izraeli normalizoi marrëdhëniet me disa vende arabe.

Image

 

Sipas njoftimit zyrtar, Netanyahu, ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar dhe presidenti i Somalilandit nënshkruan një deklaratë të përbashkët për njohje reciproke. Nga ana e tij, Abdullahi deklaroi se Somaliland do t’i bashkohet Marrëveshjeve të Abrahamit, duke e cilësuar këtë hap si një kontribut për paqen rajonale dhe globale.

Reagime të forta erdhën nga Egjipt, i cili bëri të ditur se ministri i Jashtëm Badr Abdelatty zhvilloi biseda telefonike me homologët e tij nga Somalia, Turqi dhe Xhibuti. Ata dënuan vendimin e Izraelit, duke riafirmuar mbështetjen për integritetin territorial të Somalisë dhe duke paralajmëruar se njohja e rajoneve të shkëputura përbën rrezik për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Somaliland gëzon autonomi faktike dhe stabilitet relativ që prej vitit 1991, kur Somalia u përfshi nga lufta civile, por deri tani nuk kishte marrë njohje formale nga asnjë shtet. Për vite me radhë, Somalia ka lobuar fuqishëm kundër çdo përpjekjeje për njohjen ndërkombëtare të këtij territori.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu