Pas sulmeve ndaj Iranit, autoritetet izraelite njoftojnë se mbyllen të gjitha ambasadat në botë.

“Në dritën e zhvillimeve të fundit, misionet izraelite në mbarë botën do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen”, njoftojnë autoritetet izraelite në faqen e saj të internetit, raportojnë mediet e huaja.

Bëhet thirrje tek njerëzit, ndër të tjera, që të mos shfaqin simbole hebraike në vende publike, të shmangin tubimet ose ngjarjet e mëdha të lidhura me Izraelin ose komunitetet hebraike dhe të jenë tepër vigjilentë në vendet publike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu