
Izraeli ka vendosur të rihapë kalimin kufitar të Rafahut midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit, duke bërë një kthesë nga vendimi i mëparshëm për ta mbajtur atë të mbyllur.
Mediat izraelite raportojnë se autoritetet kanë vendosur të lejojnë kalimin e ndihmave humanitare drejt Gazës përmes këtij kufiri.
Një ditë më parë, zyrtarët izraelitë kishin deklaruar se kalimi do të qëndronte i mbyllur dhe dërgesat e ndihmave do të reduktoheshin, pasi Hamasi nuk kishte dorëzuar trupat e të gjithë pengjeve të vrarë.
Mbrëmjen e kaluar, Hamasi dorëzoi edhe katër trupa të tjerë, duke e çuar në 20 numrin e trupave që ende nuk janë kthyer.
Një diplomat nga Lindja e Mesme i ka thënë gazetës The Times of Israel se Hamasi i ka njoftuar ndërmjetësuesit se pritet të dorëzojë edhe katër trupa të tjerë gjatë ditës së sotme./tvklan