Izraeli do të ndërpresë menjëherë rrjedhën e energjisë elektrike në Rripin e Gazës, tha ministri izraelit i Energjisë Eli Cohen në një deklaratë të dielën.

“Sapo firmosa një urdhër për ndalimin e menjëhershëm të energjisë elektrike në Rripin e Gazës”, tha Cohen.

“Ne do të përdorim të gjitha mjetet që janë në dispozicionin tonë, për të siguruar kthimin e të gjithë pengjeve,” tha ai, duke shtuar se Izraeli do të sigurojë që Hamasi të mos jetë në Gaza për “të nesërmen”.

Kjo vjen pasi bisedimet e ndërmjetësuara mbi armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve janë duke u zhvilluar, dhe ndërsa Hamasi kërkon fillimin “i menjëhershëm” të bisedimeve për fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, të cilën Izraeli e kundërshton.

Ndërsa Izraeli bllokon ndihmën, civilët në Gaza përballen me dëshpërim

Izraeli dëshiron të zgjasë fazën e parë të marrëveshjes për të vazhduar shkëmbimin e pengjeve – por pa ndonjë angazhim për përfundimin e përhershëm të luftës. Javën e kaluar njoftoi një bllokadë të të gjithë ndihmave në enklavë për t’i bërë presion Hamasit që të pranonte kushte të reja për një zgjatje të marrëveshjes aktuale të armëpushimit.

Një delegacion i Hamasit kishte mbërritur në Kajro të premten për të diskutuar marrëveshjen e armëpushimit dhe për të nxitur një fazë të dytë të mundshme të marrëveshjes.

Izraeli kishte thënë se ka “pranuar një ftesë” nga ndërmjetësuesit e mbështetur nga SHBA për të dërguar një delegacion izraelit në Doha të hënën, “në një përpjekje për të çuar përpara negociatat”.

Një burim izraelit i tha CNN më herët të shtunën se Izraeli “po i jepte një shans negociatave” përpara se të kthehej në luftime në Gaza.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu