Situata në aksin kombëtar Librazhd–Qafë Thanë vijon të jetë problematike, ndërsa shembjet e fundit kanë krijuar vështirësi serioze në qarkullim dhe në transportin e mallrave drejt juglindjes së vendit.

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar publikisht, duke deklaruar se përgjegjësia për dëmtimet në këtë segment lidhet me kompaninë që po ndërton Korridorin 8. Sipas tij, ndërhyrjet për ndërtimin e trasesë së re kanë ndikuar drejtpërdrejt në destabilizimin e zonës.

Kikia pretendon se janë kryer dëmtime mjedisore në lumin Shkumbin, duke akuzuar për shfrytëzim të zhavorrit të lumit për ndërtimin e rrugës së re. Ai ngre pikëpyetje mbi përdorimin e materialeve inerte dhe ndikimin e tyre në qëndrueshmërinë e infrastrukturës ekzistuese.

Sipas tij, shembjet janë regjistruar pikërisht në segmentet ku po ndërtohet traseja e re e Korridorit 8 dhe çdo dëmtim, thekson ai, ka një faturë financiare që nuk duhet t’u faturohet qytetarëve.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu